Audio-përgjimi, Xhafaj: Sfidoj Bashën, njëri nga ne të dorëhiqet

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj duke iu drejtuar qytetarëve zotohet se do të japë dorëheqjen nëse audio-përgjimi i pretenduar mes Arben Veliut dhe vëllait të tij, Agron Xhafaj është i vërtetë.

Lajme

25/05/2018 18:57

Por Xhafaj ka edhe një sfidë për kreun e opozitës, Lulzim Basha, duke i kërkuar këtij të fundit të japë dorëheqjen nëse ky audio-përgjim nuk do të rezultojë i vërtetë.

“E vërteta është vetëm një, dhe vetëm një në këtë rast. Ai që nuk është në anën e të vërtetës, duhet të përgjigjet. Këtë e kërkon interesi i ligjshëm i qytetarëve. #Drejtësiderinëfund

Nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulëzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin. Pyeteni: A është ai i gatshëm për këtë sfidë?

Bashkëqytetarëve të thirrur në protestë, u them sot: Nëse audio përgjimi i bërë publik nga PD, do të rezultojë i vërtetë, unë do të marr çdo përgjegjësi morale, politike e ligjore, përfshi dhe largimin nga funksioni i Ministrit të Brendshëm. Jam i gatshëm ta bëj këtë pa hezitim”, shkruan Xhafaj në Twitter.