Audia e veçantë që shitet nga Lamborghini

Vetëm 60 prej tyre janë krijuar.

Auto & Tek

05/06/2015 22:11

Kjo Audi është aktualisht në shitje nga Lamborghini. Vetëm 60 prej tyre janë krijuar, që të gjitha për tregun e SHBA-së, kështu që këto modele të rralla nuk do t’i gjeni diku tjetër.

Ky model i veçantë është i përfunduar në dizajn të zi, përmban shtesa prej fibrave të karbonit, spoiler përpara dhe prapa, një shpërndarës prapa, anësore me teh, pragje në dyer dhe një interier të punuar mirë, transmeton Lajmi.net.

Vetura përmban gjithashtu edhe frena karbon-keramikë me kaliper të kuq, një kabinë me lëkurë Alcantara dhe një sistem të mirë të zërimit.

Nën kapak, një motor 5-litërsh V10 prodhon 560 kuaj-fuqi dhe bën që vetura të nxitojë në 99kmh për vetëm 3 sekonda, transmeton Lajmi.net.

Vetura ka një shpejtësi maksimale prej 320kmh. Audi R8 Competition mban një çmim prej $209,975.

489812489811489815 489816 489817 489818 489819 489820 489821 489822 489823 489825 489826 489827