Audi turpëron BMW (Video)

Sepse Audi ka sistemin Quattro.

Auto & Tek

22/02/2017 12:16

Në videon e mëposhtme shihen tri vetura BMW të cilat kanë ngecur në një pjesë të rrugës e cila është vërshuar nga uji, transmeton Express.

Por ajo çfarë bënë përshtypje është një veturë Audi me sistem Quattro e cila e kalon pa problem këtë pengesë në të cilën kishin ngecur veturat BMW të cilat tërheqin vetëm me rrotat e pasme.

Natyrisht se edhe BMW ka sistemin xDrive i cili ka të gjitha rrotat aktive por që këto tri BMW nuk ishin me fat që ta kenë një sistem të tillë.