Audi SQ5 TDI Plus

Audi ka zgjeruar gamën e saj të modeleve S, në tetor të këtij viti makina e re do të arrij në tregun evropian.

Auto & Tek

04/09/2015 10:07


Modeli i ri ka pajisje sportive duke filluar nga motori i cili tani prodhon 340 kuaj fuqi, po ashtu modeli i ri ka rrota sportive prej 21 inch.

Edhe në modelet e më hershme Audi SQ5 ishte i suksesshëm, versioni plus ka një motor V6 Biturbo dhe prodhon 340 kuaj fuqi.

Për herë të parë në familje Q5, është vendosur një diferencial sport në bosht, dhe është aktiv ku shpërndan pushtetin e saj në makinë dhe në rrota.

“Audi ekskluzive blu macaw” do të prodhoj vetëm 100 makina, numri është i kufizuar në 100 njësi, trupi është pikturuar në ngjyrë blu ka ulëse sportive të veshura me lëkur të zezë.

Kjo është një makinë shumë e shpejtë ku nga 0 deri në 100 km/h arrin vetëm për 5.1 sekonda, dhe shpejtësia maksimale që mund ta zhvilloj kjo makinë është 250 km/h.

Makina edhe pse e shpejtë dhe ka shumë energji është shumë ekonomike, ku për 100 kilometra harxhon 6.6 litra.

Audi SQ5 TDI plus kushton 67,700 euro në Gjermani.