Audi sjellë versionin e tretë të modelit Prologue

Audi Prologue Allroad do ta bëjë debutimin publik javën e ardhshme në Shangai.

Auto & Tek

17/04/2015 18:35

Në mbrëmjen ‘Shanghai Motor Show’ që do të mbahet javën e ardhshme, Audi do të zbulojë modelin e tretë të serisë Prologue në formën e një veture me 724 kuaj-fuqi dhe me dy versione të motorit.

Modeli coupe kishte debutuar në LA, versioni Avant me pesë dyer ishte zbuluar në Gjenevë dhe ky i fundit pritet të shfaqet në Shangai si një veturë e rëndë që shfaqë të ardhmen e Audi, transmeton Lajmi.net.

Vetura Prologue Allroad do të jep gjithashtu një pamje të asaj se si do të duket gjenerata A6 e Allroad në të ardhmen.

Dizajni i brendshëm i Allroad duket i ngjashëm me atë të Avant, me lëkurë ngjyrë kafe dhe të kaltër dhe një pajisje horizontale me touchscreen që shtrihet në panelin e aparaturave në pjesën e pasagjerit dhe shoferit.

I kombinuar me një motor elektrik dhe një benzinë, përmes boshtit të transmisionit prej tetë shpejtësive automatike vetura arrin të prodhojë 724 kuaj-fuqi dhe 664 çifte rrotulluese, transmeton Lajmi.net.

Audi thotë se kjo do të bëj të mundur që kjo veturë të arrijë 100kmh në vetëm 3 sekonda. Më poshtë mund t’i shihni fotografitë e këtij koncepti.

479321 479322 479323 479324 479325 479326 479330 479333 479334 479335