Audi sjellë modelin e ri S4 në Frankfurt (Foto/Video)

Me një motor të fuqishëm V6 3-litërsh dhe një sistem të ri tiptronik prej 8 shpejtësive, modeli i ri S4 ka një dizajn të bukur, teknologji të lartë dhe sigurisht performancë të shkëlqyeshme.

Auto & Tek

15/09/2015 13:01

Motori 3.0 TFSI ka një dalje totale prej 354 PS dhe 500Nm të çifteve rrotulluese, që do të thotë se me këtë fuqi vetura mund të arrijë 100kmh në vetëm 4 sekonda – që është 0.3 sekonda më shpejtë se gjenerata e mëparshme S4.

Në termat e dizajnit, modeli i ri është mjaft i bukur si nga jashtë ashtu edhe nga brenda – dhe këtë mund ta shihni përmes pamjeve të mahnitshme më poshtë, transmeton Lajmi.net.

Brenda, vetura ka ulëse S sport, të mbuluara në lëkurë Alcantara, një ekran special të S4 dhe dyer të zbukuruara me logo të Audi.

Më poshtë mund ta shihni se si duket vetura:

audi-s4-official-frankfurt-4 audi-s4-official-frankfurt-5 audi-s4-official-frankfurt-6 audi-s4-official-frankfurt-7audi-s4-official-frankfurt-9 audi-s4-official-frankfurt-10audi-s4-official-frankfurt-1 audi-s4-official-frankfurt-2