Audi shfaqi konceptin TT Allroad në Pekin

Audi kënaqi publikun me premierën e tij botërore të konceptit TT Allroad në shfaqjen e veturave në Pekin. Ky koncept i veçantë shfaqë një model që mund të jetë shumë i suksesshëm nga platforma e re TT e Audi-së. 

Auto & Tek

20/04/2014 21:48

Koncepti Allroad i Audi TT përmbanë disa përparime teknologjike mjaft mbresëlënëse. Ai është jo më pak se një veturë hibride. Përmbanë një motor 2.0 litërsh TFSI, i shoqëruar edhe me një motor gjenerator elektrik të montuar para dhe një motor elektrik të montuar prapa për të prodhuar fuqinë maksimale.

Së bashku me këtë platformë, vetura arrinë të prodhojë 408 kuaj-fuqi dhe 650 Nm të çifteve rrotulluese.

Makina shpejtësinë maksimale të nxitimit fillestar e arrinë 100 kmh në vetëm 5.2 sekonda dhe gjatë shpejtësisë maksimale në rrugë vetura mund të kapë 250kmh pa ndonjë problem. Ajo është në gjendje që të udhëtojë 50 km me motorin elektrik.

Njëra nga teknologjitë më të mira të veturës që ka për qëllim të ndihmojë shoferin për të shmangur goditejet është ajo e sezorëve radar dhe ajo e kamerave anësore me kënde të gjera shikimi para dhe prapa veturës.