Audi shfaqë modelet TT dhe TTS para debutimit në Paris

Më në fund dalin imazhet e dy modeleve të Audi.

Auto & Tek

24/09/2014 23:23

Pas zbulimit të modelit coupe TT 2015 në Gjenevë marsin e kaluar, Audi ka zbuluar më në fund versionet e reja TT dhe TTS.

Modeli TT do të prodhojë 230 kuaj-fuqi, përderisa TTS do të ofrojë një fuqi të përmirësuar prej 300 kuaj-fuqi dhe 280 çifteve rrotulluese, transmeton Lajmi.net.

Që të dy modelet do të veprojnë në versione të ndryshme të motorit katër cilindrësh 2.0l TFSI. 

Me një shpejtësi elektronikisht të kufizuar prej 250kmh, Audi thotë se verzionet e saj mund të kapin 96kmh në vetëm 4.9 sekonda.

Të gjithë motorët, duke përfshirë edhe modelin dizel për Evropë, do të veprojnë përmes një ndërruesi manual prej gjashtë shpejtësive, me opsionin e gashtëm me dy boshte.

Krahasuar me gjeneratat e kaluara, këto dy modele po cilësohen si më të mira nga kompania.