Audi Q7 e re

Dizajni i ri Audi Q7 duket me e gjatë dhe pak e kamufluar.

Auto & Tek

14/11/2014 10:01

Audi Q7 ka qenë në shitje prej vitit 2006 dhe informacionet e reja vijnë se Audi Q7 4×4 ka një maskim të lehtë, përpara  paraqitjes së saj në vitin  2015 Detroit Motor Show, transmeton Lajmi.net.

Këto imazhe tregojnë një pamje më pak frikësuese, dhe ndoshta një madhësi pak më kompakte. Ky model do të prodhohet në përdorim të gjerë të aluminit.

Audi Q7 do të ketë dizajn të ri të dritave si përpara ashtu edhe mbrapa, ndërsa pritet qe të ketë një marsh të ri me 10 shpejtësi (DGS).

 Q7 i është nënshtruar testimit ne Nurburgring dhe kjo duket të jetë një version Hybrid dhe një formë prototipit.

Detajet tjera i presim gjatë janarit në Detroit Motor Show.