Audi prezanton orën e cila ju lejon të flisni me veturën tuaj

Planet e Audi për të krijuar vetura që lëvizin vetë tani janë të njohura, por të martën kompania zbuloi një befasi të madhe për të gjithë, duke lansuar kështu një orë të mençur e cila ju mundëson ta kontrolloni veturën tuaj.

Auto & Tek

07/01/2015 16:40

E lidhur drejtpërdrejt me veturën, kjo orë lejon që vozitësi të komunikojë me veturën e tij.

Bazuar në prezantimin e bërë, njëra nga funksionet e kësaj ore do të jetë për ta hapur veturën dhe për ta mbyllur atë, transmeton Lajmi.net.

Sidoqoftë, është ende e paqartë nëse kjo pajisje do të jetë në gjendje që të kontrollojë motorin e automjetit, dritaret, temperaturën etj.

Ajo çfarë kemi mësuar është se ora përdorë NFC (komunikimin e afërt), kështu që ajo do të punojë edhe kur bateria e saj është drenazhuar, duke siguruar kështu që vetura juaj të mos mbetet e mbyllur vetëm pse ora juaj nuk ka energji.

Kompania po e quan këtë orë një lloj çelësi të lëvizshëm, dhe nuk dha më shumë detaje rreth funksioneve të saj apo kur do të jetë e gatshme.