Audi prezanton modelin e ri A4 dhe A4 Avant (Foto)

Audi ka publikuar fotografitë e para dhe detajet teknike të modelit A4 për vitin 2016. Gjenerata e re e limuzinës është rritur dukshëm në krahasim me versionin aktual, por njëkohësisht është edhe më e lehtë për 120 kilogram.

Auto & Tek

30/06/2015 15:07

Me 6 milion njësi të shitura gjatë 20 viteve të prodhimit, A4 është modeli më i suksesshëm i të gjitha kohërave të Audi. Gjenerata e kaluar ishte paraqitur në vitin 2007, kurse është ristilizuar në vitin 2012. Dhe pas tetë viteve, Audi ka prezantuar modelin tërësisht të ri, i cili nga vjeshta do të jetë i disponueshëm për shitje në auto-sallone.

Audi 2Dizajni i A4 të ri është i bazuar në gjeneratën e mëparshme, por prodhuesi gjerman nuk ka bërë ndryshime drastike në dizajn, kurse të rejat fshihen brenda kapakut të motorit. Maska gjashtëkëndore e ftohësit ka linja më të theksuara, derisa dritat janë disi më të prera në pjesën e poshtme, dhe dritat për mjegull duken disi më moderne.

Sikur deri më sot, dritat LED janë pjesa përbërëse e grupit të dritave të pasme. Por në paketën e ofertave si opsion janë dritat Matrix LED, të cilat gjithashtu gjenden në Audi A8. Karshi ndryshimeve të vogla, edhe pjesa e pasme e veturës duket më elegante falë dritave më të ngushta LED të stopit. Një recetë e ngjashme është aplikuar edhe në versionin karvan A4 Avant, transmeton lajmi.net.

Audi 3Me 4.726 mm, Audi A4 Sedan është më i gjatë sesa paraardhësi i tij për 25 mm. Kjo veturë është edhe më e gjerë sesa versioni aktual për 16 mm (1.842 mm), derisa hapësira boshtore është rritur për 12 mm (2.820 mm). Lartësia ka mbetur e pandryshuar (1.427 mm). Megjithatë, versioni karvan është më i shkurtë sesa paraardhësi i tij për vetëm 1 mm (4.725 mm), por është më i lartë për 7 mm (1.434 mm).

Audi 10Karavani ka hapësirë më të madhe në bagazh për 15 litra (505 litra me karrige të pa palosura, deri me të palosura 1.510). Karriget e pasme janë ndarë në dimensionet 40:20:40. Audi ka përmirësuar dukshëm edhe karakteristikat aerodinamike të veturës, koeficienti i hapësirës për ajër është 0,23 kurse tek karvani 0,26 që ndihmon edhe në kursimin e derivateve.

Audi 4Prodhuesi gjerman është lavdëruar se ka zvogëluar emetimin e gazrave deri në 120 kilogram (varësisht nga versioni), për dallim nga gjeneratat e kaluara. Karroceria bazë e limuzinës me motor me 1.4 litra TFSI është 1.320 kilogram. Kur është fjala për pjesën e brendshme, udhëtarët në pjesën e pasme kanë në dispozicion hapësirë më të madhe për këmbë (+23 mm) falë rritjes së hapësirës boshtore.

Audi 5Shoferi dhe bashkudhëtari do të mund të shijojnë në maksimum karriget e punuara me dyshek anatomik, kurse mbështetëset e kokës mund të rregullohen edhe me thellësi. Të gjithë ata që do të udhëtojnë me këtë veturë do të mund të zgjedhin mbi 30 ngjyra të ambientit përmes dritave LED, kurse shoferi ka mundësi të ndryshojë ambientin sipas dëshirë së tij në instrument tabelën digjitale prej 12,3 inç.

Audi 6Sistemi multimedial është i pajisur me ekran me diagonale 8.3 inç, të vendosur në maje të konzolës qendrore. Kjo pajisje mund të kontrollohet edhe përmes komandave të zërit por mundëson edhe përdorimin e sistemeve Android Auto dhe Apple CarPlay, që lidhen dhe dirigjohen përmes telefonit tuaj të mençur. Por të gjithë ata që i kanë xhepat e thellë dhe nuk përtojnë të japin edhe ndonjë qindarkë shtesë, në Audinë e re mund ta kenë edhe sistemin e zërimit të markës Bang & Olufsen me 19 altoparlant.

Audi 7Bëhet fjalë për motorin me 1.4 litra TFSI që prodhon 150 kuaj fuqi, kurse në kombinim me transmisionin S-tronic arrin të kapë shpejtësinë nga 0-100 km/h për vetëm 8,9 sekonda. Ndërkaq motori me 2.0 litra TFSI është i disponueshëm në dy variante, ai me 190 kuaj fuqi dhe me 252. Modelit me më pak kuaj fuqi i nevojiten vetëm 7,3 sekonda që të kap shpejtësinë nga 0-100 km/h, kurse atij me më shumë 5.8.

Audi 9Opsionin me naftë e mbulojnë dy motorë, ai me 2.0 litra TDI me katër cilindra me 150 kuaj fuqi, dhe atë me 3.0 TDI me gjashtë cilindra me 218 kuaj fuqi dhe me 272. Motorit më të fuqishëm me naftë i nevojiten vetëm 5.3 sekonda që të arrijë shpejtësinë nga 0-100 km/h. (lajmi.net)