Audi përgatit rivalin e Mercedes-Maybach?

Pritet që versioni superluksoz i Audi A8 do të marrë motorin e fuqishëm W12 me shenjën “Horch”.

Auto & Tek

24/09/2018 23:47

Kompania “Horch & Cie. Motorwagenwerke AG” u formua në vitin  1904, por më vonë për shkak të mos pajtimeve me partnerët humbit të drejtën në përdorimin e emrit të vet në biznes.

Për këtë arsye ishte i detyruar që kompaninë e ardhshme që do ta formonte në vitin 1909, ta quajë “Audi Automobilwerke GmbH”.

Emri “Audi” u përzgjidh nga emri i vetëm i njërit nga partnerët e biznesit të August Horch.  Në vitin 1932, Audi u bashkua me firmat DKW dhe Wanderer, dhe në këtë mënyrë u formua “Auto Union AG”, i cili në vitin 1965 si “Auto Union GmbH” bleu Volkswagen.

Auto Union ndërkohë u bashkua me kompaninë NSU, në mënyrë që edhe zyrtarisht të shndërrohej në “Audi NSU Auto Union AG”, dhe më vonë vetëm Audi.

Gjatë dekadave të ardhshme, emri “Horch” u harrua pak, por sipas “Automotive News”, Audi kohët e fundit vendosi të “ringjallë” dhe ta përdorë atë për A8 super luksoz që do të jetë në treg si rival i klasës S të Mercedes-Maybach.

I njëjti burim thotë se Audi planifikon të paraqesë A8 Horch në 2-3 vjet, kur të vijë në radhë ristilimi i gjeneratës së tanishme të Audi A8 “të zakonshëm”. Audi A8 Horch do t’u ofrojë konsumatorëve më shumë se linja e tanishme A8 L në aspektin e pajisjeve dhe luksit.

Në mesin e njësive të mundshme të fuqisë janë V8 dhe 6.0 litra twin-turbo W12, i cili aktualisht nuk është i disponueshëm në Audi A8 / A8 L.

Ndryshe nga Mercedes, i cili Maybach përdor për modele të tjera përveç limuzinës së klasës S, Audi do të mbajë emrin Horch vetëm për A8.