Audi përditëson modelin R8, shpejtësi dhe komoditet

Audi, për herë të parë modelin R8 e kishte lëshuar në vitin 2006 - për ta rikthyer përsëri në treg një version të këtij modeli në vitin 2015.

Auto & Tek

01/11/2018 17:00

Por në vitet ndërmjet kësaj periudhe, dolën në treg shumë vetura konkuruese si McLaren 570S, Mercedes AMG GT dhe Acura NSX, transmeton lajmi.net

Pra, për të mbajtur modelin e saj ende në lojë, Audi ka përditësuar R8 me një seri përmirësimesh, duke filluar nga dukja.

Specifikat kryesore ende nuk janë lëshuar, por Audi premton më shumë energji nga dy versionet e kaluara me një motor prej 5.2 litra V10.

Modeli R8 aktualisht kushtron rreth 125,000 euro dhe modeli i ardhshëm pritet të ketë çmim më të lartë. Vetura pritet të arrijë 100 metra për më pak se 4 sekondra./Lajmi.net/