Audi më të bukur se ky nuk keni parë akoma (Foto)

Edhe pse jemi mësuar që ta shohim modelin RS7 të veshur pak më formalisht, nuk ka asgjë të keqe me këtë dizajn të ri. Vetura duket tejet bukur në ngjyrë të gjelbër metalike.

Auto & Tek

07/07/2015 21:00

Audi Exclusive gjithmonë gjen mënyra për të transformuar një veturë të bukur në diçka që do të ju mahnitë me fotografitë e bukura.

Duke shikuar në këtë veturë madhështore në ngjyrë të gjelbër metalike, ju sigurisht se do t’i pëlqeni rrotat 21 inç dhe dritaret e errësuara kundër diellit, transmeton Lajmi.net.

E zeza dhe e gjelbra shpesh kur bashkohen duken mrekullisht bukur, dhe kjo veturë e tregon më së miri këtë.

Në terma të performancës, nuk ka diçka shtesë, vetura me 560 PS arrin që të jetë mjaftueshëm e fuqishme për shumicën e pronarëve. Ju mund të nxitoni me këtë veturë nga 0 në 100kmh për vetëm 3.9 sekonda, që është diçka mbresëlënëse, transmeton Lajmi.net.

Kjo veturë është momentalisht në hapësirat e Audi Forum Neckarsulm, të cilën mund ta shihni përmes fotografive më poshtë:

audi-excl-rs7-green-1audi-excl-rs7-green-2audi-excl-rs7-green-4 audi-excl-rs7-green-5 audi-excl-rs7-green-7 audi-excl-rs7-green-10 audi-excl-rs7-green-11 audi-excl-rs7-green-12audi-excl-rs7-green-13 audi-excl-rs7-green-14