Audi i kundërpërgjigjet kompanisë Tesla me këtë veturë (Foto)

Audi ka prezantuar një koncept të ri të veturës në një konferencë të Volkswagen, pak ditë para nisjes së shfaqjes së veturave në Frankfurt.

Auto & Tek

14/09/2015 21:50

Vetura është një model elektrik SUV, që pritet të prodhohet në shkallë të gjerë në të ardhmen nga Audi.

Kompania po e quan atë një ‘etapë’ e re e Audi, me të cilën do të ecë përpara në vitet në vazhdim, transmeton Lajmi.net.

Lajmi më i mirë për këtë veturë është se mund të ecë rreth 500km me një mbushje të motorit elektrik, që është një ‘shok’ për kompaninë Tesla.

Vetura përmban tre motorë elektrik, ndriçim OLED dhe një sistem të ftohjes i cili është i integruar në kapakun përpara.

2015-09-14_14_33_18.0