Audi do të integrojë sistemin Apple CarPlay në veturat e reja nga viti 2015

Prodhuesi gjerman i veturave, Audi, u është bashkuar listës së prodhuesve të veturave që do të instalojnë sistemin Apple CarPlay në veturat e tyre.

Auto & Tek

01/07/2014 16:20

Audi njoftoi të hënën se do të ofrojë vetura të reja me sistemin CarPlay duke filluar nga viti i ardhshëm. Evropianët do të shohin CarPlay në veturat e reja të Audi në vitin 2015, përderisa amerikanët do të duhet të presin deri më 2016.

Përveç Audi, marka të tjera që kanë zbuluar se planifikojnë të sjellin vetura me sistemin CarPlay janë edhe Ferrari, Honda, Hyundai, Jaguar, Mercedes dhe Volvo.

Përderisa Audi veç se ishte në listën e partnerëve të Apple për sistemin CarPlay, konfirmimi zyrtar për të integruar sistemin në veturat e Audi tani është bërë i ditur.