Audi A8 do të ketë ndikim nga koncepti Prologue

Audi ka qenë relativisht i qetë në lidhje me modelin e saj të ri, Marc Lichte, njeriu i ngarkuar me planet që vijnë nga Ingolstadt tashmë ka premtuar një vështrim më të diferencuar midis modeleve, duke filluar me një gjeneratë të re A8 , A6 dhe A7 për konceptet Prologue.

Auto & Tek

21/09/2015 10:06

Herën e fundit kemi dëgjuar, që A8 i ri është dashur të dalë vitin e ardhshëm, por me sa duket ajo është shtyrë deri në fund të 2017.

Audi dëshiron më shumë kohë për të përsosur teknologjinë gjysmë-autonome të makinës e cila do të shfaqet si një xhevahir në kurorën e tyre, pra do të ketë një teknologji që makina do të gjejë një hapësirë të zbrazët dhe të parkohet vetë.

A8 i ardhshëm do të ketë një motor turbochargers elektrike dhe besohet platforma e re do të sigurojë një humbje peshe prej rreth 200 kg (441 lbs).


Një nga motorët i cili tashmë është konfirmuar është i ri 6.0 litërsh twin turbo W12 TSI, që debutoi në Bentley Bentayga me 608 kuaj fuqi.

Sa i përket kabinës së brendshme Audi është e detyruar të marrë teknologjinë e re OLED për ekranet dhe një sistem të ri infotainment, në modelin i ri presim të shohim më pak butonat fizik dhe pullat .