Aubameyang zgjedh skuadrën për edicionin e ri (FOTO)

Borussia Dortmund shpreson të fillojë sezonin e ri me Pierre-Emerick Aubameyangin në skuadër.

Sport

07/07/2017 17:45

Sulmuesi nga Gaboni ka disa muaj që është pjesë e spekulimeve në tregun e transferimeve, me shumë skuadra që kanë shprehur dëshirë për shërbimet e tij.

Por, drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc, beson se Aubameyag do të qëndrojë në skuadër, pavarësisht dëshirës së madhe të skuadrave si PSG, Milan e Manchester City për të nënshkruar me të.

“Tani për tani, ne supozojmë se ai do të qëndrojë”, ka deklaruar Zorc për WAZ.

“Ne jemi të hapur për bisedime, por deri në një periudhë të caktuar të kohës”./Lajmi.net/