Aubameyang te top klubi nga Premierliga

The Sun’ shkruan se Aubameyang ka zgjuar interesim të ri nga Arsenal.

Merkato

16/01/2018 07:37

Pierre Emerick Aubameyang mund të largohet më në fund nga Borussia Dortmund.

E ardhmja e sulmuesit të Gabonit mund të jetë te një nga skuadrat më të mëdha nga Premierliga. ‘

The Sun’ shkruan se Aubameyang ka zgjuar interesim të ri nga Arsenal, përcjell “lajmi.net”.

“Gunners” janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë funte si dhe të ofrojnë shërbimet e sulmuesit francez, Olivier Giroud për blerjen e Aubameyang.

Ai mund të nënshkruajë me Arsenalin edhe si zëvendësues për Alexis Sanchezin i cili është në prag të largimit nga Emirates Stadium. /Lajmi.net/