Aubameyang: Nuk do të transferohem kurrë te ky klub (FOTO)

Pierre-Emerick Aubameyang ka pranuar se mund të largohet nga Borussia Dortmund.

Sport

20/01/2017 09:41

Pierre-Emerick Aubameyang ka konfirmuar se mund të largohet nga Borussia Dortmund.

Por, ai ka përjashtuar Bayern Munichun si destinacion të mundshëm. Reprezentuesi i Gabonit kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane.

Por, ai ka theksuar se nuk do ta përcjell rrugën e Mats Hummels që u largua nga Dortmund duke iu bashkuar Bayern Munichut. “Është e mundshme që në qershor një klub të arrijë marrëveshje me Dortmundin. Nuk mund ta parashikoj të ardhmen”, deklaroi Aubameyang për “Bild”, përcjell “lajmi.net”. “Por, kurrë nuk do të transferohem në Bayern”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6