Aubameyang në hapat e Henry dhe Bergkamp

Pierre Emerick Aubameyang është njëri nga lojtarët në formën më të mirë tek Arsenal këtë sezon.

Sport

30/11/2018 17:49

Së bashku me Alexandre Lacazette, dyshja kanë qenë të pandalshëm nën urdhrat e Unai Emery.

Sulmuesi nga Gaboni është aktivizuar në pozita të ndryshme, duke luajtur her në krahun e sulmit e her në qendër.

Ai nuk e sheh si problematike këtë çështje dhe thotë se nuk i pengon ku luan. Gjithashtu thot se gjen motivim nga legjendat e klubit si Thierry Henry e Dennis Bergkamp.

“Preferoj të luaj si sulmues, por jam lojtar që dëshiron të punojë për skuadrën gjithashtu” ishin fjalët e Aubameyang për “Sky Sports”, transmeton lajmi.net.

“Nëse duhet të luaj në krah, do të luaj në krah, sigurisht. Por, preferoj të luaj përpara në qendër” ka thënë sulmuesi në vazhdim.

“Është ndjenjë e mirë kur shkon në stërvitje dhe ke shembuj të mirë për të ndjekur si Dennis Bergkamp dhe Thierry Henry, dhe është shumë mirë kur mundohesh t’i ndjekësh” ka thënë ndër të tjerash Aubameyang.

Aubameyang është njëri prej lojtarëve që bart merita të mëdha për serinë e Arsenal prej 17 ndeshjeve pa humbje.

Ai gjithashtu do të jetë lojtari në të cilin kalkulohet më së shumti për derbin e fundjavës ndaj Tottenham. /Lajmi.net/