Aubameyang: Ky futbollist më bindi t’i bashkohem Arsenalit

Sulmuesi nga Gaboni, që u ble nga “topçinjtë” për 70 milionë euro, u bashkua me ekipin e Wenger një javë parë Mkhitaryan, i cili luajti me të te Borussia Dortmund, kishte bërë të njëjtën gjë pas largimit nga Manchester United.

Sport

07/02/2018 20:54

Sulmuesi i Arsenal, Pierre-Emerick Aubameyang, ka pranuar se ai zgjodhi të firmoste për londinezët pasi u bind nga shoku i tij i vjetër, Henrikh Mkhitaryan.

Sulmuesi nga Gaboni, që u ble nga “topçinjtë” për 70 milionë euro, u bashkua me ekipin e Wenger një javë parë Mkhitaryan, i cili luajti me të te Borussia Dortmund, kishte bërë të njëjtën gjë pas largimit nga Manchester United.

Njihet miqësia që kanë dy futbollistët brenda dhe jashtë fushës së lojës dhe tani, Aubameyang ka pranuar se armeni ka pasur një ndikim të madh në vendimin e tij.

28-vjeçari zbuloi: “Ai më telefonoi disa herë dhe më tha: Do të vish apo jo? Unë i thashë, në fillim duhet të më thuash ti nëse do të shkosh te Arsenal apo jo? Ai më tha se transferimi i tij ishte kryer dhe padyshim që kjo pati ndikim të madh në zgjedhjen time. Eshtë njëlloj sikur u bashkova me një vëlla, me një shok shumë të mirë. Ne kemi luajtur bashkë në të kaluarën dhe jam shumë i lumtur që e shoh sërish në skuadrën time. Tifozët e Arsenal dhe trajnerit duhet të jenë të lumtur sepse unë jam më shumë kur kam pranë Mikin dhe ai jep më shumë me mua si sulmues.”