Aubameyang kthehet në Serie A (FOTO)

Pierre-Emerick Aubameyang do të largohet nga Borussia Dortmund.

Sport

16/06/2017 15:49

Paris Saint-Germain ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit të Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Por, sipas Gazzetta dello Sport, sulmuesi nga Gaboni mund të rikthehet te Milani gjatë verës.

Aubameyang ishte pjesë e Milanit mes viteve 2008-2011, por asnjëherë nuk kishte luajtur me ekipin e parë. Ai ishte huazuar te skuadrat si: Saint-Étienne, Lille, Dijon e Monaco./Lajmi.net/