Aubameyang: Kjo skuadër e fiton Ligën e Kampionëve

Pierre - Emerick Aubameyang beson se Atletico Madrid do ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Sport

03/05/2016 20:25

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang, ka thënë se Real Madrid dhe Atletico Madrid do të kualifikohen në finale të Championsit.

Ndrësa, sipas reprezentuesit të Gabonit, Atletico Madrid do të jetë fituese në këtë përballje, duke u hakmarrë për humbjen e vitit 2014, përcjellë Lajmi.net nga Marca.

“Do të ketë finale spanjolle në Ligën e Kampionëve dhe besoj se Atletico Madrid do ta fitojë”, deklaroi Aubameyang.

“Ata ma kujtojnë Borussia Dortmundin në kohën kur ishin nënkampionë të Evropës. Janë ekipi më i vështirë për tu mposhtur”, shtoi sulmuesi i Dortmund.