Aubameyang: Ja pse i refuzova ofertat nga Premierliga

Pierre Emerick-Aubameyang ka folur për herë të parë për refuzimin që u ka bërë skuadrave të Premierligës.

Sport

02/10/2017 21:29

Sulmuesi nga Gaboni, gjatë gjithë verës që shkoi ishte në qendër të vëmendjes, ku spekulohej për interesim nga Manchester City, Chelsea, Milan e Real Madrid.

28 vjeçari, gjatë një interviste ka zbuluar se asnjëherë nuk është tunduar nga Premierliga, duke shtuar se është i lumtur që ka mbetur te Borussia Dortmund.

“Asnjëherë nuk jam tunduar nga Premierliga. Ky është një mendim personal”, ka deklaruar Aubameyang, përcjell lajmi.net.

“Unë jam shumë i lumtur që kam qëndruar te Dortmundi, sepse e kam kuptuar se kjo është familja ime”./Lajmi.net/