Aubameyang drejt Premierligës

Jo vetëm Milani po interesohet për Pierre Emerick Aubameyang.

Sport

19/05/2017 17:53

Mediet në Angli sot kanë raportuar se sulmuesi nga Gaboni, shumë lehtë nga kjo verë mund t’i bashkëngjitet Premierligës.

‘The Sun’ shkruan se 27 vjeçari, po shihet si zëvendësim i Diego Costas, që po punon të kompletojë transferimin në futbollin kinez.

Paratë e fituara nga shitja e Costas, Chelsea do t’i investojë në sjelljen e sulmuesit të Dortmundit, që këtë edicion në Bundesligë ka shënuar 29 gola./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6