ATS GT, çfarë supermakine! (Foto)

Marka historike italiane ATS është gati për rikthimin e madh falë një “xhevahiri” që përmbledh fuqi dhe teknologji.

Auto & Tek

29/12/2017 22:07

ATS GT frymëzohet nga 2500 GT të vitit 1963 dhe do të prodhohen vetëm 35 vetura të tilla.

Me një çmim prej më shumë se 1 milion euro, klienti që do të vendosë ta blejë do e zgjedhë vetë ngjyrën e makinës, transmeton Top Channel.

Motori V8 prej 3.8 litrash është në gjendje që ta çojë makinën nga 0 në 100 km/h brenda 3 sekondave, ndërsa shpejtësia maksimale e kësaj makine do të jetë 330 km/h.