Atleticos i nevojiten katër pikë për titull

Atletico Madrid e ka titullin e kampionit të La Ligas në duar dhe atë mund ta humbë ekskluzivisht vetë. Los Colchoneros kanë nevojë për katër pikë në dy xhirot e fundit të sezonit, për ta fituar titullin.

Sport

05/05/2014 18:59

Pas një xhiroje të çmendur, ku asnjëri prej ekipeve të mëdha nuk fitoi, La Liga do të spanjolle do të jetë më interesante se kurrë, në dy xhirot e fundit.

Vetëm një gjë është e qartë. Atlético Madrid varet gjithçka nga vetvetja. Është lider me 88 pikë dhe do t’i nevojiten 92, për të qenë kampion.

Real Madridi ka 83 pikë dhe nëse i fiton të tria ndeshjet e fundit, do t’i bëjë po ashtu 92 pikë, por Rojiblancos do të festojnë falë dueleve direkte me komshinjtë.

Barcelona varet nga Real Madridi dhe edhe katalunasit mund të festojnë në fund.

Nëse Reali dështon në njërën nga tri ndeshjet e fundit dhe nëse Barcelona i fiton dy takimet e fundit, përfshirë këtu edhe atë ndaj Atletico Madridit në shtëpi, atëherë Lionel Messi me shokë mund të shpallen kampionë.

 

Kalendari i tre ekipeve

Atlético: (Málaga në shtëpi), (Barcelona jashtë)

Real Madrid: (Valladolid jashtë), (Celta jashtë), (Espanyol në shtëpi)

Barcelona: (Elche jashtë), (Atlético në shtëpi).