Atletico shtyn shitjen e Costas

Trajneri Diego Simeone ka kërkuar nga kryesia e Atletico Madridit të mos e shesin sulmuesin Diego Costa në Chelsea, deri në verën e vitit të ardhshëm.

Sport

06/05/2014 22:07

Atletico Madrid do të kërkojë nga sulmuesi Diego Costa të shtyjë transferimin në Chelsea për në verën e vitit 2015.

Mirror Sport njoftoi muajin e kaluar se gjiganti londinez është optimist për arritjen e marrëveshjes për transferimin e golgeterit të Atleticos, gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, trajneri i Atleticos, Diego Simeone është takuar me drejtorët e klubit dhe ka kërkuar prej tyre të mos e shesin sulmuesin në fund të këtij sezoni, në mënyrë që të ndërtojë skuadër më të fuqishme për edicionin e ardhshëm.

Palët do të zhvillojnë bisedime të tjera pas ballafaqimit me rivalin e qytetit Real Madrid në finalen e Ligës së Kampionëve në fund të këtij muaji dhe do t’i bëjnë thirrje Costas që të qëndrojë në klub edhe për një vit, me garancinë se do ta lejojnë të largohet në verën e vitit të ardhshëm.

Mirëpo, Chelsea mbetet optimist se do të realizojnë marrëveshjen pas përfundimit të këtij sezoni kur presin që Costa të jetë futbollist i tyre.