Atletico rrëzon Milanin

Atletico Madrid e eliminoi Milanin dhe u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Skuadra e trajnerit Diego Simeone mposhti Rossonerët 4:1 në ndeshjen e kthimit në Vicente Calderon dhe me plot meritë hyri në mesin e tetë skuadrave më të mira të kontinentit, për herë të parë pas 17 vjetësh. Atletico kishte fituar edhe…

Sport

11/03/2014 21:37

Atletico Madrid e eliminoi Milanin dhe u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e trajnerit Diego Simeone mposhti Rossonerët 4:1 në ndeshjen e kthimit në Vicente Calderon dhe me plot meritë hyri në mesin e tetë skuadrave më të mira të kontinentit, për herë të parë pas 17 vjetësh.

Atletico kishte fituar edhe ballafaqimin e parë në San Siro, por me rezultat minimal 1:0. Dueli nisi mbarë për vendasit që kaluan në epërsi me golin e sulmuesit Diego Costa pas vetëm tre minutash lojë.

Por, pak para se të zhvillohej gjysmë ore lojë, Kaka shënoi për Milanin. Mirëpo, Arta Turan realizoi nga distanca pas një devijimi nga Adil Rami duke dërguar Atleticon në pushim me dy gola epërsi në rezultat të përgjithshëm.

Pas intervalit, vendasit vazhduan të sulmojnë dhe shënuan sërish nëpërmjet Raul Garcias në minutën e 71’të, kurse pesë minuta para fundit Costa realizoi golin e tij të dytë në ndeshje – të tretin ndaj Milanit – që vendosi rezultatin përfundimtar dhe eliminoi Milanin e Clarence Seedorfit.