lajmi.net

Atletico rikuperon Costan

Atletico Madrid ka rikuperuar sulmuesin Diego Costa për duelin vendimtar për titull të kampionit në La Ligë, kundër Barcelonës të shtunën në Camp Nou.

Sport

14/05/2014 15:26

Lajm fantastik për trajnerin Diego Simeone. Sulmuesi Diego Costa është rikuperuar dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen vendimtare për titull të kampionit në La Ligë, kundër Barcelonës të shtunën.

Ylli i Atletico Madridit, i grumbulluar në mesin e listës së gjerë prej 30 futbollistëve të selektorit të Spanjës, Vicente del Bosque për Kampionatin botëror në Brazil, është paraqitur sot në një ndeshje mes grupit, duke dëshmuar se ka tejkaluar problemin muskulor që e la jashtë ballafaqimit me Malagan, fundjavën e shkuar.

Rikuperimi i Costas është mbështetje e madhe për Atleticon që synon të del i pamposhtur nga Camp Nou të shtunën, për të siguruar titullin e kampionit në La Ligë.

Kurse, Barcelonës i kryen punë vetëm fitorja. 

Atletico rikuperon Costan

Lajm i shkëlqyeshëm për Atletico Madridin në fazën vendimtare të garës për titull në La Ligë. Trajneri Diego Simeone ka ftuar sulmuesin kryesor Diego Costa për ndeshjen e ardhshme kundër Getafes të dielën. “E kam parë mirë në stërvitje, do të bisedojmë sërish për të parë nëse mund të luajë si titullar kundër Getafes”, deklaroi…

Sport

12/04/2014 14:15

Lajm i shkëlqyeshëm për Atletico Madridin në fazën vendimtare të garës për titull në La Ligë. Trajneri Diego Simeone ka ftuar sulmuesin kryesor Diego Costa për ndeshjen e ardhshme kundër Getafes të dielën.

“E kam parë mirë në stërvitje, do të bisedojmë sërish për të parë nëse mund të luajë si titullar kundër Getafes”, deklaroi Simeone pasi publikoi listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e radhës në La Ligë.

Costa, realizatori më i mirë i Atleticos këtë sezon me 25 gola në 30 paraqitje, mungoi në ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës të mërkurën, mirëpo skuadra prapë fitoi 1:0 dhe siguroi kualifikimin në gjysmëfinale ku do të ndeshet me Chelsean.

Atletico kryeson në La Ligë me një pikë më tepër se Barcelona dhe tri më shumë se rivali i qytetit Real Madrid, gjashtë ndeshje para përfundimit të sezonit.

LM