Atletico rikthen interesimin për Cavanin

Skuadra spanjolle, Atletico Madrid, ka besimin se mund të sigurojë shërbimet e super sulmuesit Edinson Cavani.

Sport

19/10/2018 22:14

Atletico po planifikon të kryej një lëvizje për sulmuesin nga Uruguaji, raporton “Le10Sport”.

Spanjollët tentuan të nënshkruajnë me Cavanin por gjithçka u hodh poshtë nga drejtuesit  e klubit të Paris Saint Germain.

Megjithatë, tentativat duket se nuk kanë mbaruar, pasi Atletico ka sytë në 31 vjeçar. Ata kanë besimin se mund  të arrijnë marrëveshje me lojtarin. /Lajmi.net/