Atletico Nacional kërkon që ky të jetë vendimi për finalen me Chapecoense

Atletico Nacional ka kërkuar zyrtarisht që Chapecoense të shpallet fitues i Copa Sudamericana.

Sport

30/11/2016 12:54

Atletico Madrid ka kërkuar nga Konfederata e Futbollit të Amerikës Jugore (Conmebol) që ky titull të shkojë për klubin brazilian, Chapecoense pas tragjedisë që i ndodhi këtij ekipi, përcjell “Lajmi.net”.

“Pasi që jemi shqetësuar shuma për pjesën humane,  ne po ashtu kemi menduar edhe për aspektin garues dhe dëshirojmë që ta lëshojmë këtë komunikata, në të cilën Atleticio National e fton Conmebol që t’ia dhurojë titullin e Kupës së Amerikës Jugore skuadrës së Chapecoense, për ndër të humbjes së madhe dhe si homazhe postume për viktimat e aksidentit fatal për të cilin sporti ynë tani mban zi. Për ne dhe përgjithmonë, Chapecoense: Kampione e Kupës së Amerikës Jugore 2016”, thuhet në njoftimin e klubit.

77 persona humbën jetën në përplasjen e aeroplanit në afërsi të qytetit Medellin të Kolumbisë, me të cilin po udhëtonte ekipi brazilian i futbollit, Chapecoense.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.