Atletico mirë që shpëtoi me një gol, statistika të “çmendura” të Bayernit (FOTO)

Bayern Munich e ka dominuar totalisht Atletico Madridin në 45 minutat e para të ndeshjes kthyese, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

03/05/2016 21:38

Përveç epërsisë 1:0 dhe një penalltie të humbur, Bayern Munich ka dominuar edhe në statistika tjera Atletico Madridin në pjesën e parë.

Bavarezët patën 17 gjuajtje në drejtim të portës së Oblak, prej të cilave 6 në kornizë, si dhe mbi 70% të posedimit të topit, përcjell Lajmi.net.