Atletico Madrid zgjedh përforcimin e ri, vjen nga Monaco

Atletico Madrid është pranë arritjes së marrëveshjes për një përforcim nga Franca.

Sport

01/06/2018 11:57

Prej kohësh Atletico Madrid është vënë në ndjekje të një mbrojtësi krahu dhe i përzgjedhuri duket se është Djibril Sidibe.

Prestigjozja “L’Equipe” raporton se mbrojtësi francez ka arritur akordin personal me “Los Colchoneros” dhe tani pritet marrëveshja mes dy klubeve e cila nuk pritet të ketë probleme, përcjell “SS”.

Monaco e vlerëson mbrojtësin 25-30 milionë euro por nuk përjashtohet përfshirja e bonuseve në bazë të paraqitjeve dhe rezultateve të Atletico Madrid.