Atletico Madrid, titulli më afër se kurrë

Atletico Madridi e bëri edhe një hap gjigant drejt titullit të kampionit në La Liga. Skuadra e Diego Simeones e mposhti Valencian në udhëtim, 1:0, falë golit të Raul Garcias.

Sport

27/04/2014 19:55

Atletico Madrid është më afër se kurrë, titullit të kampionit në La Liga.

Skuadra e Diego Simeones ia doli ta mposht Valencian në stadiumin Mestalla me rezultat 1:0, për t’iu afruar edhe më shumë titullit të më të mirit në Spanjë.

Goli i shënuar nga Raul Garcia, në minutën e 42-të të ndeshjes, ishte vendimtar në fitoren e ‘Los Colchoneros’, të cilët i ndan vetëm tri ndeshje titulli i kampionit.

Në fund, Juanfran i madrilenëve u ndëshkua me karton të kuq, por kjo nuk e pengoi ekipin mysafir ta regjistronte njërën prej fitoreve më të rëndësishme të sezonit.