Atletico Madrid sikur Barcelona

Atletico Madrid po e përcjell hap pas hapi Barcelonën në kreun e tabelës në La Ligë. Skuadra madrilene mposhti Osasunën me rezultat 2-1 dhe njësoj sikurse gjiganti katalan, ka bilanc pozitiv pas gjashtë xhirosh në La Ligë. Diego Costa po vazhdon të e zëvendësojë me sukses Radamel Falcaon, i cili u largua nga klubi gjatë…

Sport

24/09/2013 22:53

Atletico Madrid po e përcjell hap pas hapi Barcelonën në kreun e tabelës në La Ligë. Skuadra madrilene mposhti Osasunën me rezultat 2-1 dhe njësoj sikurse gjiganti katalan, ka bilanc pozitiv pas gjashtë xhirosh në La Ligë.

Diego Costa po vazhdon të e zëvendësojë me sukses Radamel Falcaon, i cili u largua nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës drejt Monacos.

Costa realizoi dy herë në minutat 18 dhe 25 për epërsinë e vendasve, kurse pak para përfundimit të pjesës së parë, Oriol Riera e ngushtoi disavantazhin për mysafirët.

Në vazhdim nuk pati më gola dhe Atletico siguroi fitoren e radhës e cila e mbanë në pikë të barabarta me Barcelonën, në krye të La Ligës.