Atletico Madrid me bankën rezervë më të mirë në La Liga

Atletico Madrid përveç faktit që kryeson në La Liga, e ka edhe bankinën më efikase.

Sport

11/01/2016 13:09

Atletico Madrid e ka bankën rezervë më efikasen në La Liga, përcjell Lajmi.net nga AS.

Futbollistët e skuadrës madriliene në shumë raste janë futur në lojë nga bankina, për të shënuar apo asistuar pastaj.

Lojtarët që janë inkuadruar në lojë si zëvendësues për Atleticon i kanë realizuar tetë gola dhe nëntë asistime në këtë edicion të La Ligas.

Pas ‘Los Colchoneros’ vijnë skuadrat e Getafes dhe Sevillas.