Atletico Madrid mbërrin në Lisbonë

Skuadra e Atletico Madridit, me sulmuesin kryesor Diego Costa, ka mbërritur në Lisbonë, ku të shtunën mbrëma do të zhvillojë ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve kundër rivalit të qytetit, Real Madrid.

Sport

23/05/2014 15:50

Atletico Madrid ka mbërritur në Lisbonë, për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Skuadra e trajnerit Diego Simeone ka ateruar në kryeqytetin portugez rreth orës 14:00, për t’u akomoduar dhe zhvilluar përgatitjet e fundit për ballafaqimin e madh të së shtunës mbrëma, ku do të matin forcat me rivalin e qytetit.

Sonte, skuadra do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në stadiumin nikoqir të finales, Da Luz, ku edhe Simeone do të vlerësojë gjendjen e futbollistëve, para se të përcaktojë formacionin bazë.

Pjesë e ekipit është edhe sulmuesi Diego Costa, i cili ka vuajtur së fundmi nga një lëndim, dhe mesfushori Arda Turan, po ashtu jo në gjendjen më të mirë fizike.