Atletico Madrid – Marseille, finalja e Ligës së Evropës

Marseille është finalisti i dytë i Ligës së Evropës.

Sport

03/05/2018 23:36

Skuadra franceze edhe pse u mposht 2:1 në ndeshjen e kthimit nga Salzburgu i Valon Berishës, ka siguruar finalen falë fitores 2:0 në ndeshjen e parë.

Fituesi i kësaj gjysmëfinale, u përcaktua në vazhdime, pasi koha e rregullt përfundojë me rezultat 2:0 për austriakët që ishin vendas.

Përkundër disa rasteve të mira të krijuara, pjesa e parë nuk solli asnjë gol.

Vendasit e Salzburgut e nisën fuqishëm pjesën e dytë, duke arritur golin e parë në minutën e 53’, përmes Haidara.

Pas këtij goli, Salzburgu rriti edhe më shumë presionin drejt portës së Marseille, gjë e cila solli edhe golin e dytë.

Ishte Sarr që në minutën e 65’ shënoi në portën e tij, për të çuar në 2:0 epërsinë e Salzburgut.

Deri në fund të ndeshjes, rezultati mbeti i pandryshuar dhe ndeshja gjysmëfinale shkojë në vazhdime. E në pjesën e dytë të vazhdimeve, saktësisht në minutën e 116’, Marseille shënoi përmes Rolandos për të siguruar finalen e Ligës së Evropës që më 16 maj luhet në Lyon.

Në finale, Marseile do të takohet me Atletico Madridin./Lajmi.net/