Atletico Madrid ia prishë serinë e fitoreve Barcelonës

Atletico Madrid ia ka pritur serinë e fitoreve Barcelonës.

Sport

14/10/2017 22:26

Skuadra e Diego Simeones, ka arritur ta ndalë në barazim Barcelonën, duke luajtur 1:1 në ‘Wanda Metropolitano’.

Një gol i Saul Niguez, i dha epërsinë Atleticos në minutën e 21’.

Golin e barazimit e shënoi Luis Suarez, në minutën e 82’.

Edhe me këtë barazim, Barcelona mbetet lidere me 22 pikë, ndërsa Atletico zë vendin e tretë më 16 pikë./Lajmi.net/