Atletico Madrid humb Griezmannin

"Marca" ka njoftuar se Antoine Griezmann ka pësuar një lëndim ndaj Chelseat dhe nuk do të luajë në ballafaqimin ndaj Betisit.

Sport

07/12/2017 11:59

Antoine Griezmann do t’i mungojë Atletico Madridit në ndeshjen e radhës ndaj Real Betis.

“Marca” ka njoftuar se sulmuesi francez ka pësuar një lëndim ndaj Chelseat dhe nuk do të luajë në ballafaqimin ndaj Betisit, përcjell “lajmi.net”.

Griezmann spekulohet se mund të largohet nga klubi, pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/