Atletico Madrid humb 30 milionë euro nga eliminimi nga Liga e Kampionëve

"AS" shkruan se klubi nga Metropolitan Stadium ka humbur 30 milionë euro pas dështimit të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Sport

06/12/2017 09:25

Atletico Madrid u eliminua nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve.

Ekipi i Diego Simeones automatikisht do ta vazhdojë garën në Europa League.

Por, e përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se klubi nga Metropolitan Stadium ka humbur 30 milionë euro pas dështimit të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve, përcjell “lajmi.net”.

Nga marrëveshjet e marketingut dhe pjesëmarrja në fazën tjetër, Atletico Madrid është varfëruar nga dështimi për kualifikim tutje nga grupi ku dy pozitat e para i takuan Romës, përkatësisht Chelseas. /Lajmi.net/