Atletico Madrid fiton trofeun e Europa League, shikojeni çfarë ka bërë Real Madrid

Real Madrid ka uruar Atletico Madridin për trofeun e kampionit në Europa League.

Sport

17/05/2018 07:10

Real Madrid ka lënë anash rivalitetin dhe ka uruar Atletico Madridin për trofeun e kampionit në Europa League.

Atletico Madrid mposhti në finale Olympique Marseillen me rezultat 3:0 në Lyon dhe fitoi trofeun evropian.

Kurse, pas takimit Real Madrid ka publikuar një urim në rrjetin social Twitter, përcjell “lajmi.net”.

“Urime Atletico Madridit për trofeun e fituar sonte në Lyon”, shkruan në urimin e Real Madridit. /Lajmi.net/