Atletico Madrid – Eibar, mbyllet ndeshja me rezultat befasues

Atletico Madrid i ka shpëtuar disfatës nga Eibar në La Ligë.

Sport

15/09/2018 14:54

Eibar ishte afër një fitoreje të madhe në udhëtim te Atletico Madrid në La Ligë.

Skuadra e Diego Simeones në sekondat e fundit barazoi 1:1.

Sergi Enrich realizoi golin e Eibarit në minutat e fundit të kohës së rregullt.

Por, Atletico Madrid shpëtoi barazimin në minutat shtesë me golin e Borja Garces Moreno. /Lajmi.net/

https://www.dailymotion.com/video/x6tnnrz