Atletico Madrid e transferon sulmuesin francez

Atletico Madrid ka arritur marrëveshje me Sevillan për Kevin Gameiro.

Sport

26/07/2016 18:53

Atletico Madrid do të përforcohet me sulmuesin Kevin Gameiro nga Sevilla.

Marca raporton që dy klubet spanjolle kanë arritur marrëveshje, për kalimin e francezit në “Vincente Calderon”.

Ai do t’i bashkohet nënkampionit të Evropës në nivel klubesh, vetëm nëse Luciano Vietto kalon si huazim në Sevilla nga Atletico.

Shuma të cilën “Los Colchoneros” do t’ia paguajnë Sevillas është 30 milionë euro plus pesë të tjera bonuse, përcjell Lajmi.net.

Gameiro ishte njëri ndër futbollistët kryesorë të andaluzianëve sezonin e shkuar, ndërsa shënoi edhe në finale të Ligës së Evropës ndaj Liverpoolit.