Atletico Madrid del i pamposhtur nga ‘Emirates’ edhe me një lojtar më pak

Arsenal dhe Atletico Madrid kanë barazuar 1:1 në ‘Emirates Stadium’ në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Sport

26/04/2018 22:56

Arsenal e nisi më mirë ndeshjen, duke i vënë në vështirësi jo të vogla mysafirët nga Madridi.

Këto vështirësi u rritën edhe më shumë, kur në minutën e 10’ mbrojtësi Vrsaljko u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, për të lënë Atletico Madridin me një lojtar më pak në fushë.

Me karton të kuq u ndëshkua edhe trajneri Diego Simeone, pas pakënaqësive të mëdha ndaj vendimit të gjyqtarit për ndëshkimin e Vrsaljko.

Të dy skuadrat shkuan në pushimin e pjesës së parë me portat e paprekura.

Me një lojtar më tepër në terren, Arsenali filloi ta dominonte edhe pjesën e dytë.

Luhej minuta e 61’, kur një harkimi të Wilshere iu përgjigj sulmuesi Lacazette, që dërgoi topin në rrjetën e Oblak, për epërsinë 1:0 të ‘Gunners’.

Edhe pse me një lojtar më pak, Atletico Madrid arriti të rimarr vetën për të arritur golin e barazimit përmes Antoine Griezmann, në minutën e 82’ të ndeshjes.

Se cila skuadër do të shkojë në finale, mbetet të shihet në ndeshjen e kthimit që luhet pas një jave në ‘Wanda Metropolitano’./Lajmi.net/