Atletico Madrid – Chelsea, ja çfarë po ndodhë me Moratan

Alvaro Morata me shumë gjasë do të largohet nga Chelsea në këtë afat.

Sport

16/01/2019 08:47

Maurizio Sarri nuk llogaritë në shërbimet e Alvaro Moratas, andaj dëshiron ta shet atë.

Sulmuesi spanjoll është në radarin e Atletico Madridit, por këta të fundit kanë vënë kushte, përcjell lajmi.net.

Skuadra spanjolle i ka bërë me dije Chelseas se ata e duan Moratan në formë huazimi për gjashtë muaj, pa opsion për ta blerë atë.

Skuadra londineze dëshiron ta shet atë në këtë muaj, në mënyrë që t’i rrisë fondet për transferimin e një sulmuesi. /Lajmi.net/