Atletico Madrid cakton çmimin për shitjen e Griezmannit (FOTO)

Antoine Griezmann ka një çmim të lartë.

Sport

12/09/2017 09:58

Atletico Madrid bëhet gati për shitjen e sulmuesit Antoine Griezmann në verën e vitit 2018.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se klubi spanjoll ka përfshirë një dëmshpërblim në kontratën e re të francezit që i mundëson të largohet nga klubi për një çmim prej 200 milionë euro, përcjell “lajmi.net”.

Griezmann kërkohet nga Manchester United dhe ekipi i Jose Mourinhos është favorit për blerjen e tij. /Lajmi.net/