Atletico kualifikohet falë penalltive (Video)

Atletico Madridi ka arritur ta eliminojë Bayer Leverkusenin falë penalltive, pasi ndeshja në 120 minuta përfundoi me rezultat 1-0, ashtu sikurse në Gjermani.

Sport

17/03/2015 23:32

Ndeshja filloi jo shumë mirë për Atleticon, pasi në minutën e 23’ portieri Moya largohet nga loja për t’ia lëshuar vendin Oblakut.

Dhe, në minutën e 27’ Mario Suarez arrin të shënojë për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Skuadra vendase edhe në vazhdim ishte më kërkuese për të shënuar një tjetër gol, mirëpo nuk arriti ta bëj një gjë të tillë.

Ndeshja në kohë të rregullt përfundoi me rezultat 1-0, duke shkuar kështu për në vazhdime.

Edhe në vazhdime dy herë nga 15 minuta nuk pati gol, dhe kështu përballja u vendos nga penalltitë.

Dhe, në goditjet nga 11 metra më të saktë ishin djelmoshat e Diego Simeones, të cilët arritën të fitonin me rezultat 3-2.

https://vine.co/v/OVpZJbhJ6vd